Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga lartësia në fabrikën ku po punonte. Ngjarja është regjistruar në fshatin Rrilë të Lezhës.
Mësohet ndër të tjera se viktima i identifikuar si Ndua Gjinaj nuk u mbijetoi plagëve dhe humbi jetën në spital.
Sipas policisë, grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.