Teksa nisja zyrtare e fushatës zgjedhore po afrohet, kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha kanë ardhur me një formë të re tek publiku, duke zhvilluar një podcast.

Për këtë ka reaguar ditën e sotme dhe deputeti socialist Pandeli Majko, i cilli ka ironizuar të dy liderët politikë. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Majko shtroi pyetjen drejtuar AMA-s nëse këto podcast do të rregullohen me ligjin e ri të medias audio-vizive.

“Unë e kam pyetjen për përfaqësuesit e AMA-s. Pyetja mund të tingëllojë si ironi, por ndryshimet që vijnë sot kanë të bëjnë me ofruesit e shërbimeve të mediave audio-vizive Këto podcast që po dëgjojmë. Rama do të krijojë një podcast të vetin edhe zoti Berisha po ashtu. Këto janë të rregulluara nga ky ligj? Janë nën rregulloren e këtij legjislacioni q po diskutojmë sot? Kam përshtypjen e influenca e rrjeteve sociale po krijon disa zona të lira të ashtëquajtura ekonomike dhe këtu po diskutojmë për të kontrolluar disa mediave të licensuara në një kohë që tregu i medias është ridimensionuar. A ka fuqi AMA të ndërhyjë, apo duhen rregulla ligjore? Pyetja ime është a është e rregulluar kjo?”- tha Majko.