Sazan Guri ka vetë-shpallur tashmë kandidaturën për t’u zgjedhur President i vendit, ndërsa ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi.
Duke folur për kandidaturën, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama do të jetë në hijen e tij duke dhënë llogari për shumë gjëra. Ai përmendi po ashtu se sipas tij, ‘gojët e liga’ thonë që Rama është me origjinë nga Afganistani.
“Unë mund të bëhem pjesë e tolerancës, mirëkuptimit, por jo pjesë e nënshtrimit, sepse po të isha president do të kisha mbledhur 2 mijë firma dhe do të isha drejtuar në Hagë. Unë mund të lodhem 100-fish sot si një qytetar i thjeshtë, si një punëtor i mendjes.
Kryeministri i vendit do të jetë në hijen e tij dhe do të shlyej shumë e më shumë gabime seç ka bërë. Do të jetë balancë, krahu i djathtë. Rëndësi ka që t’i mbushet mendja popullit, s’ka rëndësi për kryeministrin. Thonë që Rama është nga Afganistani, thonë zërat e liga, se unë nuk e di”, tha Guri.