Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut ku edhe ka mbajtur një takim dhe konferencë për mediat me homologun e tij. 

I pyetur për Serbinë, Rama është shprehur se projektin e open Balkan do ta ribënte sërish (ku në të merrte pjesë dhe Serbia.)

 

A duhet të bëjmë një vëllazëri me të ashtuquajturin hasëm (Serbinë)?

Rama: Pyetjen e bën sikur kam bërë një faj nga i cili kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur, 1000 herë të kthehesha pas, 1000 herë do e ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur rajonit? Cilat janë të mirat? Merrni dhe shikoni shifrat e tregëtisë mes vendeve dhe mos harroni që çfarë është nuk zhbëhet. Nuk e kuptoj sesi ka dyshime për të kur faketet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë dhe gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar. Të anatemojmë njëri-tjetrin për të zbuluar se kush është patrioti i vërtetë. Këto janë… Gjergj Fishta kishte një fjalë për to; dokrra hini. Për pjesën që ka të bëjë me Kosovën, do flas atje se do jem atje. Kush nuk ka marrë pjesë ka bërë gabim për vetën e tij, por nuk është Ballkani i Hapur gabim.