Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama në SHBA/ Firmoset memorandumi mes Universiteteve të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz: Falë profesorëve afganëve

Rama në SHBA/ Firmoset memorandumi mes Universiteteve të

Një memorandum mirëkuptimi, që i hap rrugën bashkëpunimit, është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz. I pranishëm në Miçigan, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se hapja e universiteteve shqiptare ndaj atyre ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, do t'u mundësojnë të rinjve studime të nivelit të lartë.

Sipas Ramës, memorandumi me Universitetin e Miçiganit u ndihmua edhe nga strehimi në Shqipëri i profesorëve të këtij universiteti në Afganistan.

Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij universiteti prestigjioz në SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë, por jo vetëm. Kemi firmosur marrëveshje mirëkuptimi dhe presim në fillim të vitit ët ardhshëm të kemi një vizitë puna për të parë si mund të ecim më tej për të krijuar një tjetër mundësi studentëve tanë që të mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe mësimdhënien më të lartë si në universitet më të mira të botës. Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij universiteti në Afganistan që ne i kemi strehuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi hapur një derë të re me miq e partnerë të rinj që do sjellin në Shqipëri më shumë dije  e mundësi për të rinjtë tanë", tha Rama.
Kurt Richter, profesor në Universitetin e Miçiganit, tha se në muajt në vijim një trupë e këtij universiteti do të vizitojë Shqipërinë pë rtë vijuar më tej me marrëveshjen

"Nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit. Gjatë muajve në vijim një trupë e Universitetit Miçiganit do të vizitojë universitet tuaja për të vijuar më tej me marrëveshjen", tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore