Sali Berisha ka falenderuar kandidatët që morën pjesë në primaret që Partia Demokratike organizoi pak ditë më parë. Lideri demokrat tha se këto primare dëshmuan “përpjekjen tonë më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar lirinë, dinjitetin, votën e anëtarëve të vet.”

Po ashtu Berisha përmendi edhe incidentin e rëndë që ndodhi gjatë protestës së 6 dhjetorit, ku ai godit nga një person, i cili sipas Berishës ishte i paguar nga Edi Rama.

Berisha ka renditur të gjitha pushtetet që ka akumuluar Rama mes tyre edhe kapja e ish liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Praktika e fituar me këto dhe problematikat e dalura janë një pasuri e çmuar për ne për ti përsosur ato në raundet e tjera të zgjedhjeve. Pra jo që te ëmos tërhiqemi prej tyre por të bëjmë gjithçka që kjo praktikë të bëhet, të konsolidohet transparenca e ndershme dhe e barabartë.

Dua të them këtu se jemi në hapat e parë dhe normale ka ndjeshmëri. Por gradualisht anëtarët dhe simpatizantët e PD duke lexuar për këtë proces do të gjejnë se lobimi ndonëse une personalisht nuk e këshilloj dhe nuk e mbështes por është pjesë e procesit.

Rivali i tij do mund të mobilizojë persona dhe grupe jashtë partisë për të krijuar impakt për kandidaturën e tij sikundër dhe grupe interesi kanë të drjetën e tyre të lobojnë për kandidatin e tyre.

Por këto janë të parat. Nuk besoj se kryetari i partisë duhet të lobojë pasi kjo do ta dëmtonte barazinë dhe ju siguroj që asnjëlloj anësimi në këtë garë nuk kam patur dhe as nga drejtuesit kryesorë të partisë.

Gjithnjë kemi deklaruar se jemi në dy beteja të fuqishme, primaret dhe në betejën kundër armikut të egër të votës së lirë dhe të opozitës, që është Rama.

Rama në këto vite ka arritur me metodat më korruptive të korruptojë brenda dhe jashtë vendit më shmë se kushdo tjetër në Europë. Sot ka dokumenta dhe të dhëna që faktojnë se ai ble dhe shet nga mëngjezi deri në darkë.

Në rast se shohim se, ai ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkëtarrimtare për votën komplekse, për fat të keq ne këtë e kemi trshëgimi. Por kjo nuk na lehtëson por na detyron ti japim zgjidhje kësaj. Është sot e faktuar që çdo gjë mund të pranojë por votën e lirë nuk e pranon. Ata që mendojnë se ai pranon votën e lirë gënjejnë veten ose nuk kanë të qartë doktrinën elektortale dhe kushtet e një procesi të drejtë dhe të barabratë zgjedhor.

Në të gjitha zhvillimet deri sot Ramës i ka dalë jashtë kontrollit vetëm njëri faktor. Ka në kontroll të plotë makinerinë e patronazhistëve, pasi për ta ka shprehur krenari, ka në kontroll miliona euro për të blerë votat e shqiptarëve. Ka në kontroll krimin e organiziuar por edhe kreun e opozitës më parë, siç e faktoi dhe kjo atij i ka dale jahte kontrolit. Ai kërkon të marri flamurin e PD dhe me një akt të pashembullt, dhe kriminal, ai organizuoi një atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Berishës.