Kryeministri Edi Rama ka përçuar në Twitter debatin që pati në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndërtuar një dialog me tone ironie, por sërish Bardhin e ka konsideruar palaço.

Postimi i Edi Ramës në Twitter: 

Jetë parlamentare

Palaço : KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!

Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?

Palaço : Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjn!

 

Rama pati një debat të fortë me Bardhin këtë seancë plenare, gjë që përfundoi me përjashtimin e deputetit të Partisë Demokratike. Rama e konsideroi palaço e zagar Bardhin, ndërsa ky i fundit e quajti mafioz.