Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare, ku kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të kishte ndryshime në qeveri. Madje ai njoftoi se dhe emrat e ndryshuar do ia dërgojë nesër Presidentit për dekretim.
Në fjalën e tij të gjatë kreu i qeverisë e nisi me suksesin e sezonit veror që pati vendi ynë për shkak të bumit turistik.
Disa detaje pikante që u panë gjatë Asamblesë ishte fakti që gjatë fjalimit të tij Rama ishte i mbushur me djersë.
Gjithashtu një detaj tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte shkelja e syrit që bëri Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga kamera gjatë ligjërimit të kreut të partisë.