Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtë, ku disa persona dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë të mitur. Ka qenë nëna e vajzës ajo që ka denoncuar rastin në polici, pasi e bija është vonuar për t’u kthyer në shtëpi dhe dyshon se është viktimë e keqtrajtimit.

Në kuadër të veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë marrë dëshminë e të miturës e cila është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe të prindit të saj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.