Më datë 28 qershor u arrestua 57-vjeçari Xhevit Sopaj, pasi 21 vite më parë regjistroi si vajzën e tij një fëmijë që s’ekzistonte, dhe më pas falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës së atëhershme.

Ndërkohë Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për kuksianin i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

Caktimi i masës së sigurisë “arrest shtëpie” erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Kukës, teksa janë proceduar penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.