Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.
Për ditën e hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.
Po ashtu edhe dita e martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.