Një zjarr me përmasa të mëdha vijon të rrezikojë ullishte dhe banesa në hyrje te fshatit Nartë.
Pesë automjete dhe 30 zjarrfiksës ndodhen në terren për izolimin dhe fikjen e zjarreve, por era që fryn nga perëndimi ndikon tek flakët që i çon drejt ullishteve dhe banesave.
Ndërkohë sipas meterologëve pritet që përgjatë ditës së dielë vendi ynë do të vijojë të jetë nën pushtetin e të nxehtit afrikan, ku sërish temperaturat do të jenë mjaft të larta.
Pavarësisht se termometri do të shënojë 1 gradë më ulët se dita e shtunë, sërish i nxehti përvëlues do të ndihet në të gjithë territorin.
Ekspertët ju bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin orët e pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje, në mënyurë që të mos dehidratohen.