Grupimi i Rithemelimit organizoi ditën e sotme ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, forcës së parë opozitare në Shqipëri.
Mes të pranishmëve sigurisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha, por po ashtu edhe aleati i tij pas largimit nga posti i presidentit, Ilir Meta. Po ashtu nuk mungojnë dhe përfaqësues nga këshilli kombëtar i PD, FRPD dhe disa simpatizantë.
Vihet re se pranë ish-kryeministrit, i cili që pas sulmit që pësoi në protestë nuk i ndan syzet e zeza, qëndrojnë Albana Vokshi, Luciano Boci, Belind Kellici, Bardh Spahia, Adriana Kalaja, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.