Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emision “Breaking”, për të folur në lidhje me arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosit.
Ngjela deklaroi se pastruesja Rozeta Dobi, e cila i vodhi Klosit shumat e mëdha të parave mund të shpëtojë nga dënimi nëse vendos të flasë dhe të tregojë origjinën e plotë të parave. Nga ana tjetër, Alda Klosi sipas tij, edhe pse kishte shumë apartamente në pronësi, jetonte me qira për të fshehur paratë.
“Këta të korruptuarit tanë harxhojnë, jetojnë në luks. E keni parë mafian? Jetojnë si të vobektë. Këta tanët dalin hapur ata e fshehin. Alda Klosi jetonte me qira, ka qenë brenda maskimit. Ndoshta qiramarrjen e ka marrë që të kishte të sigurt strehimin e parave që të mos dyshohej për ndo një kontroll. Mund të jetë alibi për të treguar që nuk kam asgjë, por se di pse e ka bërë këtë.
Rozeta Dobi mund të marrë statusin e të penduarit dhe të përfitojë zbutje të dënimit. Madje mund të përjashtohet hapur nga dënimi.
Nuk e dimë nëse Klosi mund ta përfitojë të njëjtën gjë nëse flet dhe tregon nga kanë ardhur paratë. Ajo mund të bëjë marrëveshje me prokurorinë dhe ka lehtësira. Një nga këto është dhe shuarja e dënimin. Por nuk ndihmohet i pandehuri. Ndihmohet çështja e drejtësisë.”- deklaroi Ngjela.