Është identifikuar dhe arrestuar nga policia personi që dhunoi gazetarin Adriatik Doçi disa ditë më parë.
Ngjarja ndodhi ditën e dielë në Kamëz, në afërsi të banesës së gazetarit, ku u sulmua papritur.
Mësohet se identiteti i të arrestuarit është Redon Skutera, vjeç 32, lindur në Berat. Skutera u arrestua në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.
Ndaj tij rëndon akuza penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ndërkaq autoritetet janë duke hetuar nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë përveç tij.
Kundra dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Adriatik Doçi kanë reaguar një numër i madh kolegësh si dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila i shprehu mbështetjen.