Një 47-vjeçar shqiptar ëhstë dënuar ditën e ostme me 13 vite burg në Francë.

Mësohet se i dënuari është shqiptari Edmond Herri, i cili akuzohet për rrëmbim, përdhunim dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari ishte arrestuar më 27 tetor 2020, pas denoncimit të një të reja, e cila e akuzonte se e kishte marrë me forcë në makinë dhe më pas e kishte përdhunuar. Sipas mediave franceze, Herri ishte i dehur gjatë kryerjes së krimit.