Kyeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar ditën e sotme lidhur me rrëmbimin e tre policëve në veri të vendit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Kurti shkruan se kjo mund të jetë një hakmarrje e Serbisë lidhur me arrestimin e një ditë më parë të  të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviç – Lune, i cili njihet si një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Sipas Kurtit dyshimet kryesore bien mbi Serbinë ndërkohë që ka vlerësuar policinë e Kosovës për vetëpërmbajtjen që ka treguar.

Postim i plotë:

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.
Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.
Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.”- shkruan Kurti.