Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak është shprehur për situatë në veri se po bëjnë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër.
Lajçak tha gjatë një interviste televizive se është në pritje të informacioneve nga KFOR në lidhje me tre policët e arrestuar nga Serbia.
“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam ti qartësojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës. Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i,” – tha për Euronews gjatë vizitës së tij në Strugë.