Është vrarë ditën e sotme me një plumb në kokë 48-vjeçari Arjan Gosa në një lokal në Kavajë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një lokal lagjeje, ndërkohë që viktima ishte duke pirë kafe sëbashku me babain e tij.
Teksa më parë është raportuar nga Gazeta Shqip se në vendin e ngjarjes është vënë re një i moshuar, i cili i është afruar trupit të viktimës sapo ngjarja ka ndodhur, nga burimet është konfirmuar se ai ishte babai i tij.
I dhimbshëm është fakti që Arjan Gosa është vrarë në prani të prindit të tij, teksa i moshuari ka parë gjithë skenën e ngjarjes ku i biri ekzekutohej.
Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën ndërkohë që ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle në Kavajë.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka krijuar tashmë rrethimin e sigurisë ndërkohë që po mbledh provat e para. Të gjitha hyrjet dhe daljet për në qytetin e Kavajës janë blinduar ndërkohë që është shpallur në kërkim autori.