Koncesioni i rrugës Lekaj-Fier, u zgjodh pa garë dhe me shifra investimesh të dyshimta.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë studim fizibiliteti të rrugës dhe se me vendosjen e traut me pagesë shqiptarët do e paguajnë dy herë këtë rrugë, herën e parë për ndërtimin dhe herën e dytë për koncesionarin.

Ky koncesion u miratua pak javë më parë dhe ministria e Infrastrukturës dhe 8 kompanitë fituese janë në një proces diskutimi të kontratës, tërësisht jo transparent./ Top Channel