Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatovdhe që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lirimin.

Ata kërkojnë që të hidhet poshtë masa e sigurisë “Arrest me burg” e vendosur m herët nga Gjykata, mne arsyetimin se janë të pafajshëm dhe se po akuzohen padrejtësisht.

Ndërkohë, mësohet se ukrainasi Fedis Albatovdhe është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendon se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu ai rrëfen se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur sakat.