
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi edhe se PS nuk do të bëjë koalicion me LSI-në.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi e konsideroi “vendim të mirë” vendimin e Ramës për të mos bërë koalicion, ndërsa tha se LSI i ka “kallur datën Ramës, aq sa u mor vetëm të dhe Monikën, e aq herë sa ma ka përmendur emrin Rama, nuk më ka thënë Meta ‘të dua’”.
“Rama bënte deklarata publike të mos liberalizoheshin vizat, pasi do iknin 1 mln shqiptarë dhe me të vërtetët, grafiku që ai tregoi në Asamble dhe e ndërroi me vrap, tregonte largimet. Rritja largimeve ishte stratosferë më shuam se në vitin 1992, por me vrap ja ndërroi regjia. Dua të përsëris atë që tha Rama për të mos vazhduar koalicionin me LSi, është vendimi më i mirë i LSI sepse kjo do të ndante njëherë e mirë llumin dhe zullumin që Rama kishte futur.
Të rinjtë e LSI i kanë kallur datën Ramës saqë u mor vetëm me ta dhe Monikë, aq herë sa ma ka përmendur emrin Rama, nuk më ka thënë Meta “të dua”. LSI nuk mund të gjejë më veten aty ku sot, flamuri i PS nga ngjyrë e kuqe, është kthyer në ngjyrë mavi. Urrejtja e Ramës ndaj PS nuk mund të shuhet, ka filluar që në vitin 1992, ku kërkonte nxjerrjen e PS të jashtëligjshme, ku klithte nëpër gazeta e TV për nxjerrjen e jashtëligjshme të PS, apo varjen në litar të komunistëve që ishin në PS. Kjo urrejtje nuk mund të fshihet dhe e pamë sot shumë qartë. E shqetësonka fshesa e Monikës, po më mirë fshesa e Monikës që fshi llumin, sesa fshesë e Ramës”, tha Kryemadhi.