Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymir Shkurov, dha një intervistë ekskluzive sot për gazetarin Thimi Samarxhiu në “Zona Zero” në Top News.
Ai foli për situatën në Ukrainë, sot, 1 vit pas nisjes së luftës me Rusinë.
Si e shihni reagimin e Shqipërisë karshi Ukrainës?
Më pëlqen përzemërsia e popullit shqiptar. Ndoshta Shqipëria nuk është vend i madh por ka dhënë kontribut të çmueshëm. Ka pasur marshime ku ishin prezentë shumë njerëz për të treguar mbështetjen e tyre. E di dhe që kryeministri është jashtë vendit por kam parë mesazhin e tij solidarizues. Kam lexuar edhe deklaratat e opozitës.
Kam pasur momente të tilla të shumta të rëndësishme, jam njeri i ndjeshëm dhe kur shoh një person që më duket i mirë, më jep dëshirë të njoh më shumë mbi vendin e gjuhën. Shqipëria për mua është vend i mirë, ka qenë interesante dhe jam vërtetë i lumtur
Sa ukrainas kemi të strehuar në Shqipëri?
Sipas të dhënave, për ata që kanë kaluar kufirin kanë ndenjur këtu dhe janë larguar, janë rreth 2500. Por ata që kanë qëndruar për shkak të luftës dhe i janë drejtuar ambasadës janë rreth 450.