Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, deputeti Saimir Korreshi pasi ka konfirmuar pjesëmarrjen në spektaklin “Dancing ëith the Stars”, ka treguar se për cilën kauzë do të “luftojë”.
Ai tha se nëse do të jetë fitues, i githë çmimi do të shkojë për shtëpinë e fëmijëve autik në Lushnjë.
“Motivi tjetër është, ta fitoj pse jo edhe çmimin. Kështu si opozitë nuk po ndihmojmë, por kam ndërmend që çmimin ta dhuroj shpisë së fëmijëve autik. Të paktën për këtë, se si opozitë kemi denoncuar problemet që kanë, por për të bërë diçka konkrete. Kjo është kauza, kjo është qëllimi”, tha Saimir Korreshi.