Belind Këlliçi ka paralajmëruar publikisht kryeministrin Edi Rama pas incidentit në protestën e sotme, ku Sali Berisha u godit me grusht. Këlliçi shprehet se uron që ky sulm të mos jetë i inskenuar nga Rama, duke nënkuptuar se mund të ketë pasoja.
“Është momenti që ta dëgjojnë gjithë evropianët në samit me Edi Ramën, ta dëgjojnë ‘Rama IK’. Isha përgatitur të mbaja sot ndoshta fjalën më pozitive që mund të kem mbajtur ndonjëherë por dua ta nis vetëm më një fjalë për Edi Ramën, uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh ti, në 12 nëntor je shpallur ti armik përpara gjithë shqiptarëve.”, është shprehur Këlliçi.
Berisha po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në momentin që u sulmua. Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrin dhe duke e rrëzuar.