I ftuar ditën e sotmë në ‘Shqipëria Live’ ka qenë sipërmarrësi Julian Skëndaj, i cili ka ndarë me të gjithë teleshikuesit një nga çudirat shqiptare.

Teksa Skëndaj ishtë ofruar për të ndërtuar banesën e Elez Dungaj që jeton së bashku me djalin e tij të mitur në një shtëpi të pabanuar, jo gjithçka ka shkuar siç duhet.

Bëhet me dije se pengesë për këtë të mirë që mund të bëhej ka dalë kundër Bashkia Lezhë dhe një “pronar” trualli me emrin Rauf Likaj.

Teksa Elezi dhe Eraldo Dungaj e kanë këtë banesë, aktualisht të shkatërruar me certifikatë pronësie, zotëria me emrin Rauf Likaj pretendon se e ka marrë truallin e kësaj shtëpie me një vendim gjykate të vitit 2018.

Ajo që bën përshtypje është që Rauf Likaj i kontaktuar në telefon nga sipërmarrësi Skëndaj është shprehur që këtë truall rreth 40 metër katror nuk e jep vetëm që Elezin të mos e shikoj mirë dhe ky i fundit të mos ketë një banesë.

Për ironi të fatit Elez Likaj nga 40 metër katror që ka shtëpinë, me dokumenta të rregullta banesë së bashku me truall ka vetëm tualetin e tij.

“Bashkia Lezhë ka dhënë vetëm një leje për lyerje, jo për rindërtim.

Muri ra dhe madje zuri punëtorët poshtë, çfarë kuptimi ka të lyhet kjo shtëpi e pabanuar.

Zoti Elez Dungaj e ka shtëpinë me certifiktë pronësie por nuk mjafton kaq. Ekziston një bejler i Lezhës me shumë prona, i cili nuk jeton as në Shqipëri. Ky zotëri me një vendim gjykate në 2018 e ka marrë me dokumenta truallin poshtë shtëpisë. Nuk jam i sigurt por ky zotëri mund ta ketë dhëndër drejtorin e IKM.

Ai më tha që ‘çfarë do llojë gjëje që do bëni ju ajo shtëpi nuk do të ndërtohet.’

Unë madje i kam dhe mesazhet, ai tha ‘thjesht s’dua të bëj ai hajër’.

Po bëhen gati 10 ditë që janë ndërprerë punimet, dhe IKMT është bërë pengesë. Ne thjesht duam që premtimin që kemi bërë ta marrim dhe ta çojmë deri në fund.”- tha Julian Skëndaj.