Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët historike mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur për gazetarët e pranishëm Berisha përcolli edhe një mesazh, ku nuk ka harruar të sulmojë edhe kësaj here kundërshtarin e tij politik Edi Rama. 

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.