Kuvendi ka vendosur ditën e sotme përjashtimin e deputetit Petrit Vasili nga Kuvendit, pas kërkesës së Partisë Socialiste për fyerje të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës.
Gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare, Vasili dhe Balla u përplasën ashpër me njëri-tjetrin, duke degraduar dhe në fyerje personale.
Njoftimi i Kuvendit:
U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën
Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja
joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në
kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.
Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.
Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022