Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me debate të forte. Ndërsa mori fjalën Albana Vokshi, nga foltorja e Kuvendit nxori një video të kryeministrit Edi Rama ku dëgjohej: “Shefi i kundërterrorit ka qenë miku im”.

Në këtë moment  ka ndërhyre Lindita Nikolla duke i hequr fjalën. Sakaq foltorja është rrethuar nga Garda për shkak të tensioneve të krijuara.

Vokshi: Është turp zonja kryetare që ju lejoni që të veprohet në këtë mënyrë

Nuk mund ta hamendësoni ju se çfarë duhet apo mungon në procesverbal.

Vokshi:  E kam kërkuar fjalën disa herë

Nikolla: Bllokuat foltoren duke shkelur rëndë rregulloren e Kuvendit.