Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Librazhd.
Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku 25-vjeç, i njohur si person problematik nën qytet, në një ngjarje që dyshohet të jetë aksidentale.
Sipas policisë, dyshohet se qëllimi i Biçasklut ka qenë të sulmonte një biznes, por plumbat kanë kapur Skurën, i cili në atë moment ishte klient brenda biznesit.
I plagosuri ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes. Ne atë moment ka ardhur autori me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35 vjeçarin. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.