
Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Haxhias”, ku të rinjtë kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Të plagosur kanë mbetur E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia bën me dije se është bërë i mundur identifikimi i autorëve dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Njoftimi i plotë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.