Kanë nisur përplasjet e para mes numëruesve të votave, për zgjedhjet lokale.

Mësohet se në KZAZ 88 në himarë, numëruesit e Partisë Socialiste janë përplasur me ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për shkak të një pushimi që socialistët këkuan.

Numëruesit e koalicionit Berisha-Meta nuk pranuan të bëjnë pushim, për shkak se kanë mbetur vetëm 4 kuti për t’u numëruar. Po ashtu, Komisioni Qëndror i Zgjehdjeve nuk ka dhënë urdhër për pushim.

Në bashkinë Himarë, kanidati i “BF” kryeson deri më tani me 50.73 përqind, teksa kreybashkiaku aktual që garon për një mandat të dytë, Jorgo Goro, ka marrë 49.27% të votave.