Vani Rica qëlloi me armë zjarri në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin.
Ngjarja erdhi pas një konflikti mes një anëtari të Partisë Demokratike në Kurbin dhe nënkryetarit të saj Kastriot Marku.
Shkak mësohet se ka qenë regjistrimi i disa simpatizantëve që do të merrnin pjesë në procesin e votimit në primare.
Kastriot Marku, rezulton të ketë qënë i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka vuajtur dënimin me 5 vite burg.
Marku është arrestuar disa kohë më parë edhe në Shqipëri, për llogari të shtetit italian, por gjykata refuzoi ekstradimin dhe u la i lirë.
Vite më parë Marku në një konflikt me një punonjës policie e ka qëlluar me shpullë.
Ai ka patur mbiemër tjetër, Prenga, të cilin mendohet se e ka ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë në Itali, ndërsa në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Laçit.