Ngjarja e rëndë e ndodhur një natë më parë në Kosovë ku një grua ka mbetur e vrarë me tre plumba nga bashkëshorti i saj, ka tronditur rëndë opinionin publik.
Mediet në Kosovë kanë publikuar dëshminë e gruas e cila shoqëroi Hamide Magashin në shëtitjen e saj të fundit, para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e maternitetit në Prishtinë.
E afërmja e viktimës e kishte shoqërur 35-vjeçaren e ndjerë për të dalë dhe për të blerë bukë, para se të ndodhte vrajsa.
Hamide Magashi ndodhej e shtruar në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pasi pritej që të lindte të ditët në vijim. Siç rrëfen e afërmja, pasi kishin dalë jashtë klinikës për të blerë bukë, Hamide Magashi ka takuar në oborrin e spitalin ish-burrin e saj Sokol Halilin.
Ajo ka zbuluar bisedën që kanë pasur mes tyre viktima dhe autori, në momentin kur Hamide Magashi e ka a parë në oborr ish-burrin e saj.
“Ai erdhi me bisedu me gruan. Ajo më tha që ai është ish-burri jem dhe u distancua për të biseduar me të. Kur u takuan, ai u përkulë në dy gjunjët dhe po i thoshted diçka” , ka thënë pët T7 e afërmja e viktimës.