
Tjetër ditë e zezë! Ministria e shëndetësisë raporton se 19 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin 24 orët e fundit, duke e çuar në 1,715 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot u regjistruan 4 viktima më shumë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuccova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.
Gjithashtu, raportohet se nga 3897 testime të kryera, 1021 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, shifër e njëjtë kjo me dje. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infektimeve me 451 raste të reja.
“Në 24 orët e fundit janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje, 14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Prrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë.”, njofton ministria.
906 të shëruar
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë. /Gazeta SHQIP