Kreu i qeverisë Edi Rama ka sulmuar kryetarin e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi se ka marrë urdhër politik nga Sali Berisha, të cilin e quan “nongrata”, për të paralajmëruar qeverinë se do të hyjnë në grevë urie në rast se kërkesa për rritje pagash nuk merret parasysh. Në një postim në Tëitter, ku ka publikuar edhe foton simbolike për epitetin “rublaxhinj” për opozitën dhe liderët e saj, Rama përdor një imazh të presidentit rus Vladimir Putin të punuar në kungull me rastin e Halloween.
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!
Paraditen e sotme, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se qeveria ka dhe dy ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, ndryshe të mërkurën hyjnë në grevë urie. “Në këto kushte pas një diskutimi me stafet është propozuar të kalohet protestë në trajtën e grevës së urisë. Dhe në këtë fazë mund të bëjë efekt. I kërkojmë një po të madhe në këtë akt. Deri të mërkurën i lëmë kohë për zgjidhjen e kërkesave tona. Të mërkurën në orën 16:00 të jemi këtu përpara universitetit politeknik për grevë”, deklaroi Kovaçi.