Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin.
Ish-drejtori i doganës së Fierit të hënën e 20 marsit shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike, duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.
Së fundmi ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i gruas me të cilën Lagji kishte një marrëdhënie. Algert Belulaj, ka hedhur akuza të forta mbi ish-drejtorin dhe mbi ish-bashkëshorten, duke thënë se ai është aksidentuar qëllimisht nga kjo e fundit.