Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani ka përfunduar dëshminë e tij pas më shumë se 3 orësh në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Cani u tha gazetarëve jashtë dyerve të SPAK se nuk mund të jap detaje për shkak të sekretit hetimor ndërsa shtoi se ka qenë i hapur për çdo çështje,.

Ndërkohë shtoi se nuk kishte njohje me biznesmenin Ilir Rrapaj, i vënë në pranga.

“Kam qenë i hapur për çdo çështje. Punët e mija janë ndërtuar mbi shkresa dhe jo mbi fjalë.

Kur ka filluar koncesioni, unë jam larguar nga ai pozicion, s’kam qenë unë ministër më. Mos më pyesni 10 herë për të njëjtën  gjë”, u tha ish-ministri Shkëlqim Cani gazetarëve, jashtë ambienteve të SAPK-ut.

Pjesë nga fjala e ish-ministrit Shkëlqim Cani:

Unë jam njeriu i cili duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas në detaje për atë që ndodhi. Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. Sipas mendimit tim, duhet të pyesni ata dhe jo mua. Unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Jam i hapur për çdo gjë. Punët e mia kanë qenë të bazuara te letrat. Ç’ne unë të njihesha me të! (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë? Unë po e jap përgjigjen saktë. Jua thash shumë herë, po atë përgjigje kam. Kur ka nisur koncesioni kam ikur nga detyra…Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit. Ju çfarë më kërkuar, këto janë përgjigjet.