Deputeti i PD-së, Dash Sula duket se ka shkuar ditën e sotme i përgatitur në Kuvend.
Pasi përfundoi fjalën e tij në seancën parlamentare, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mendoi t’ë linte vajin e ullirit në tavolinën e kryeministrit Edi Rama. Madje ai ka ironizuar duke i thënë Kryeministrit që ta pinte se ishte nga ullinjtë e kohës kur Sali Berisha mori nismën për mbjelljen e ullinjve e që sot kanë dhënë superprodhim.
Ai u ndërpre nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e cila i kërkoi që t’i largonte e të mos bënte të tilla veprime.
‘Mos krijoni hilaritet ne sallë iu lutem se iu respektuam iu dhame edhe kohe më tepër’- tha Felaj, teksa Dash Sula ulet në vendin e tij.