Një 78-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në Fier, pasi prej dy ditësh nuk kanë kontakt me të.

Mësohet se i moshuari është parë për herë të fundit në plazhin e Semanit, ku ai kishte shkuar për të peshkuar, por nuk është kthyer më në shtëpinë e tij. Familjarët kanë arritur të gjejnë makinën dhe rrjetën e peshkimit në vendin ku ai shkoi për të peshkuar, dhe të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Paraprakisht ka dyshime që ai mund të jetë mbytur në lumin Seman.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.