Detaje të reja janë bërë publike pas identifikimit të trupit të pajetë që është gjendur pranë një përroi në fashatin Fierzë në Pukë. Kujtojmë se fillimisht u raportuar se trupi i pajetë është gjendur i vdekur brenda një pusi uji.

Bëhet me dije se kufoma i përketë një 49-vjeçari i identifikuar si Vladimir Kola ishte shpallur i zhdukur që prej datës 20 janar nga familjarët e tij.

Mësohet se kishte shkuar në Pukë për të takuar të afërmit e tij por që prej 5 ditësh humbi kontaktet me familjarët.

Trupi i tij është gjetur i pajetë pranë përroit të fshatit. Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.