Gazetari Eduard Halili ka zbulaur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku Stivens Toshkezi ndërroi jetë.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, Halili zbuloi se gjatë kohës kur ëhstë dhunuar, 20-vjeçari ishte së vbashku me një shok të tijin, i cili ka parë gjithçka dhe është dëshmitar kyç i ngjarjes. Halili deklaroi se djemtë kishin pasur konflikt më herët, për shkak se njëri prej autorëve kishte ngacmuar të dashurën e viktimës.

“Dy djemtë i kanë bërë pritë para shtëpisë, pasi e kanë pritur të dilte nga puna. Ata e kanë dhunuar, ka qenë dhe një moment kur 20-vjeçari ka qenë brenda në makinë së bashku me një shok, dhe dy autorët jashtë mjetit. Pra shoku është dëshmitar, ka parë gjithë ngjarjen. Ndërkohë edhe nga kamerat e sigurisë është kapur i gjithë momenti, ku shihet qartë se i riu qëllohet me thikë. Më pas, Stiven ka tentuar të ecë dhe të largohet nga aty, por për shkak të plagëve nuk ka mundur të lëvizë. Shoku i tij e ka marrë nëk rah dhe e ka dërguar për në spital, ku ka humbur jetën.

Ka pasur dhen jë përleshje të mëparshme mes tyre, një konflikt të hapur, ata janë takuar sërish sepse jetojnë në të njëjtën lagje. Dy 18-vjeçarët kanë ngacmuar nëj vajzë me të cilën viktima kishte lidhje. Tashëm është arrestuar Ensi Maze, ndërsa Axel Hoxhaj vijon në kërkim.”- tha gazetari Halili.