Pas shoqërimit të tre protestuesve të opozitës, deputetët e Partisë Demokratike janë nisur drejt komisariatit 1 dhe 2 ku dhe qendrojnë të ndaluarit.

Tre protestuesit janë ndaluar gjatë tubimit, ndërsa ishte kreu i PD ai i cili i bëri thirrje publike policisë që t’i lirojë.

“I kërkoj policisë të lirojë menjëherë luftëtarët e lirisë, çdo cenim i tyre cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik”, tha Berisha.