Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij Dritan Abazoviç dhe ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiorpali kanë vizituar Kievin.
Teksa kjo ngjarje ka qenë kryefjala e ditës së sotme bëhet me dije se së fundmi dy kryeministrat e Ballkanit Perëndimor janë takuar edhe me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Veç ministres Spiropali, kreu i qeverisë është i shoqëruar edhe nga Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
Megjithatë, ajo që bie në sy është se zonja Spiropali gjatë qëndrimit të saj në Ukrainë e ka ndërruar të paktën tre herë veshjen e saj.
Nuk dihet sa prej sa orësh delegacioni shqiptar ndodhet në Ukrainë, por ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin një herë është shfaqur me një kostum ngjyrë gri, më pas në pamjë të tjera ajo shfaqet me një kostum ngjyrë kafe dhe së fundmi edhe me një kostum ngjyrë blu.