Ish-efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami ka apeluar së fundmi vendimin e Gjykatës.

Teksa nuk janë dhë shumë detaje mbi këtë infoemacion lajmi është konfirmuar për Gazetën Shqip dhe pritet njoftimi i autoriteteve për konfirmim të plotë.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami.  Jeton Lami është ish-efektivi që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur. Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.