Është mbyllur procesi i balotazhit për primaret e grupimit të Rithemelimit në Bashkinë Fier.
Pas numërimit të votave, fitues është shpallur Evdar Kodheli me 579 vota, pasi kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Në votim morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Vota në kuti ishin 949, nga të cilat 939 rezultuan të vlefshme dhe 10 të pavlefshme.