Aksioni ndërkombëtar, i SHBA-ve për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës dhe të gjithë familjarëve të tij i ka “rënë si bombë”, medias televizive të familjes Berisha.

Bëhet fjalë për “Syri.net” që njihet si një televizion që financohet me fondet e familjarëve të Berishës, konkretisht nga Shkëlzen Berisha. Menjëherë sapo ka dalë një informacion i tillë, Syri.net nuk ka dhënë asnjë informacion, duke shpallur zinë për vendimin e fortë të DASH.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Shtetit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë: “Sot, po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetiake dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë.”