Në dalje të Gjykatës së Posaçme, gjyqtarja Mimoza Margjeka, hodhi akuza të rënda pas vendimit të marrë për arrest shtëpie.
Ajo tha se ky është sulm politik, pasi nuk mandatoi zgjedhjet e bashkisë Durrës. Po ashtu ajo shpërtheu në akuza ndaj qeverisë.
Sipas saj, ky sulm po i bëhet pasi kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalzit, dhe se 25 policë ishin nën hetim për trafik droge.
“Mos më prek, nuk ju heq kush nga puna, mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra mor, nuk ka asnjë provë, kërkova median në proces, nuk u leju, gjyqtarët janë të frikësuar, kanë hall vettingu. E kam dosjen këtu, nuk lejohet publikimi, po e publikoj unë, po bëj vepër penale. E kanë bërë gjyqin të fshehtë, të mbyllur. Se i dola përballë me një vendim të drejtë për njerëzit, se po ishte politika do ishte këtu të më mbronte. Vendimi i gjykatës Durrës është bërë se nuk i dhashë mandatin, aty është një vend mortje, me banda, kriminalitet, nuk ja jepja dhe sot, le të varroset familja ime, të shkatërrohet, nuk e meritonin mor, ishte mashtrim. Po çështjen e mori gjyqtar tjetër. Ku do e çoni këtë vend me këtë paturpësi, e kuptoni sa mafie e sa krim ka? E kuptoni që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalzit, 25 policë në hetim, se drejtori i kufirit mbronte drogën, turp të keni, shtet kriminal, mafioz,” bërtiste Margjeka.