Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec.
Burimet për mediat mësojnë se bombola ishte vendosur në pjesën e jashtme të ballkonit të banesës në zonën e quajtur “Valuta” në lagjen nr 5 në Pogradec.
Në banesë jetonin të vetëm dy të moshuar. Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale.