Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se gripi sezonal është shumë agresiv. Ai pohoi se virusi i gripit në këto 2-3 vite ka pësuar mutacionet e veta. Mjeku tha se nga COVID ne jemi te imunizuar, por problem janë variantet e reja.

“Për këtë arsye kush kalon gripin tani thotë ç’qenka kështu?! Ne e prisnim dhe për këtë arsye u bë dhe një thirrje në fund të shtatorit-tetorit që të bëhej vaksinimi edhe ndaj gripit sepse ka pasur mutacionet e veta dhe do të vinte ndryshe,” – u shpreh Brataj për Euronews.

Gripi siç tha mjeku, ka shfaqjen e menjëhershme të temperaturës së lartë e cila shoqërohet ose me kullim hundësh dhe dhimbje koke, ose me dhimbje muskulare. Te fëmijët, sqaroi Brataj, shoqërohet dhe me diarre ose të vjella.